Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit. Selia diplomatike bënë me dije se sot dhe nesër 9-10 maj janë dy ditët e fundit të afatit për kthimin e zarfit si votues nga jashtë.

“Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës, datë 11 maj”, thekson ambasada me postimin e saj në llogarinë e rrjetit social Facebook.

Më tej jepet edhe sqarimi se ku dorëzohen zarfet dhe pikat me adresën dhe oraret përkatëse.

“Zarfet tuaja mund t’i dorëzoni vetëm në pikat e shërbimit të DHL deri nesër 10 maj, brenda orarit të hapjes së secilës pikë. Ju lutemi shikoni adresat dhe oraret e detajuara për secilën pikë shërbimi DHL në Greqi, që do të jenë hapur nesër 10 maj, në tabelën e mëposhtme. Ju falënderojmë për bashkëpunimin”, mbyllet ky njoftim i rëndësishëm.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: ME POLITIKAT E DUHURA, BIZNESI SHQIPTARË MUND TË JETË MË KONKURRUES NË RAJON DHE MË TEJ
Artikulli tjetërRAMA KUJTON HUMBJEN ME 10 VOTA: ISHTE SPROVA E FUNDIT PARA NGJITJES SË PANDALSHME LART TË PS!