Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë lajmin e diplomimit në Akademinë Kombëtare të FBI, të agjentit të SPAK/BKH, Eduart Kaloshi.

Shefi i FBI, Kash Pattel i ka dhënë Kaloshit certifikatën e diplomimit në një ceremoni të organizuar në zyrat e Byrosë Federale të Hetimit.
Ambasada e SHBA e konsideron këtë moment në një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve amerikane dhe SPAK-ut.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerësoi këtë zhvillim si pjesë të angazhimit të përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, me synim rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.

Postimi i Ambasadës së SHBA

Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Artikulli paraprakBERISHA: NGA ZYRA E TIJ DEKLAROI PA PENDESË SE NUK I HIQET IMUNITETI BALLUKUT
Artikulli tjetërRAMA: DO FLASIM DHE DO TA VENDOSIM! XHEVAIRI I KURORËS PËR MUA DHE ALBININ