Ambasada gjermane në Tiranë ka kujtuar sot ngjarjet e 31 viteve më parë kur mijëra shqiptarë u arratisën përmes ambasadave.

Në një postim me momente nga takimi i ambasadorit Peter Zingraf me shqiptarin Ylli Bodinaku që rrëzoi murin e ambasadës gjermane me një kamion ku ndodheshin 40 refugjatë dhe djali i tij 3 muajsh, ambasada kujton nderimin nga Presidenti Ilir Meta dhe risjelljen e ngjarjeve dramatike nga ambasadori Zingraf.

POSTIMI I PLOTË
🇦🇱 | Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.
Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË: ASNJË HUMBJE JETE, 2 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërMERKEL: GJERMANIA DO TË NDAJË TRE MILIONË DOZA TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19 PËR BALLKANIN PERËNDIMOR