
Lidhur me tërmetin 6.2 ballë që ka goditur Italinë qendrore, ka reaguar ambasada shqiptare në Itali e cila ka bërë publik numrin operativ për t’ju ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
Ata citojnë se janë duke ndjekur hap pas hapi çdo njoftim që ka lidhje me tërmetin.
Reagimi i plotë i Ambasdës shqiptare në Itali:
Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore.Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës. Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë në ditë.






