Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, duke folur në një konferencë për mediat, e cila zhvillohet disa kohë përpara zgjedhjeve, dha disa mesazhe me rëndësi për liderët politikë shqiptarë. Kim theksoi se liderët politikë duhet të mos vënë kriminelë në listen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ndërsa shtoi se partitë duhet të bëjnë transparencë për financime.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman i pranishëm në këtë konferencë deklaroi se vullneti i popullit shqiptar nuk respektohet ende plotësisht ndonëse është detyrim nga Kushtetuta.

Kjo konferencë u organizua nga organizata KIIRK me temë “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”.