Katër ambasadorë, të vendeve më me peshë kanë zbarkuar rreth orës 15:20 të ditës së sotme në zyrën e Lulzim Bashës.

E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i Britanisë Duncan Norman dhe i Gjermanisë Peter Zingraf po zhvillojnë një takim me kryedemokratin në selinë blu.

Tema e diskutimit nuk dihet, por referuar aktualitetit dhe ngjarjeve të fundit, në qendër të bisedës pritet që të jetë reforma zgjedhore, por edhe cështje të tjera.

Artikulli paraprakPLAGOSET RËNDË REPERI, NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN
Artikulli tjetërEKSTRADIMI I TË KËRKUARIT NGA ITALIA MBLEDH GJYKATËN E LARTË