Deklarata e kryeministrit Edi Rama, se ambasadorët duhet të kontribuojnë në sjelljen e investimeve të huaja në Shqipëri, nuk i shpëtoi dot dhe reagimit të Lëvizjes Socialsitë për Integrim.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili, i cili nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook, është shprehu se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në takim më ambasadorët ishte shumë qesharak, pasi krimi në krye të qeverise largon dhe përzë investimet e huaja. Më herët ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili tha se ajo që Rama u kërkoi diplomatëve është misonin i pamundur.

Reagimi i plotë:

Krimi në krye të qeverisë largon dhe përzë investimet e huaja. Që droga dhe krimi i organizuar janë ulur këmbëkryq ne Shqipëri e thotë BE,SHBA,OSBE dhe gjithë media botërore. Kur e thotë opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca të tjerëve, që i rrijnë nga pas është faj, gabim, herezi. Po po, droga dhe krimi i bërë njësh me pushtetin po e shkatërrojnë vendin. Përgjegjësia ka vetëm një emër që është kryetrafikanti, që urdhëroi të pengohej drejtësia për ish ministrin e akuzuar nga Europa. Edhe për këtë e gjithë Europa po flet. Ndaj largohen investimet e huaja, sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndërsa krimi i mbështetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton. Fjalimet e kryeministrit për diplomaci ekonomike janë humor ku qeshin e gëzojnë trafikantet dhe qajnë e hidhërohen shqiptaret.

Artikulli paraprakVLLAZNIA VOLEJ MUND NË SHTËPINË E SAJ TEUTËN
Artikulli tjetërBUJAR NISHANI VLERËSOHET SI “PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË”