Ambasada amerikane ka reaguar menjëherë lidhur me përgjigjen e demokratëve ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi nga SHBA dhe BE.

Diplomati amerikan Donald Lu deklaron se: “Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi”. Lu thotë se propozuan një zgjidhje në mirëbesim – gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. “Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias” thuhet më tej në reagim. Ambasadori amerikan deklaron se janë duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRIJOHET “FOND EMERGJENCE” PËR THYERJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË
Artikulli tjetërLICI: KRYEMINISTRI RAMA ABUZUES, BLLOKOI SHKODRËN SI DIKTATOR