Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, deklaroi nga Shkodra se në zgjedhjet e fundit parlamentare Shqipëria tregoi stabilitet politik, por sipas tij një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në sistemin e drejtësisë.

Duncan Norman pohoi se Britania pret që reforma në gjyqësor dhe procesi I vetingut të zbatohen në mënyrën e duhur. Për kreun e delegacionit të Britanisë së Madhe në Shqipëri, lidhjet e narkotrafikut mes shqiptarëve dhe anglezëve po shihen me shqetësim.

Ndërkohë, për ambasadorin, edhe investimet e Britanisë së Madhe në shqipëri varen nga stabiliteti politik, në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar. Këto deklarata të ambasadorit britanik u bënë gjatë vizite në qytetin e Shkodrës.

Takimet e zhvilluara me strukturat lokale janë pjesë e një turi që ambasadori Norman po zhvillon në veriun e Shqipërisë për të evidentuar nga afër lidhjet historike me Britaninë e madhe.