Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

“🇦🇱 | Sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 35 vite pas ribashkimit paqësor që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ambasadori gjerman Karl Bergner kujton jo vetëm guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që kërkuan lirinë e tyre 35 vite më parë.
Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.”, shkruhet në ambasadën gjermane.

Artikulli paraprakRRETH 20 MIJË SHQIPTARË NË VIT MORËN LEJE PUNE NË BE
Artikulli tjetërUKRAINA ËSHTË GATI TË NDIHMOJË SHBA ME TEKNOLOGJINË E SAJ TË DRONËVE TË LUFTËS