Dosjet e ish-sigurimit komunist për ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri Antal Heizer janë një domosdoshmëri për t’u hapur.

Kjo thotë diplomati i një vendi si Shqipëria që përjetoi terror në sistemin monist nuk është për gjetur se kush ishte djalë i mirë dhe kush i keq por për të zbardhur të vërtetën. Ambasadori pranon se është e vështirë për shkak se në mes janë politikanët. “Do të thoja se hapja e dosjeve të sigurimit është e domosdoshme jo vetëm për Shqipërinë por për çdo vend që përjetoi atë sistem. Në Hungari po hapen dosjet për krimet në revolucionin hungarez. Edhe në Shqipëri duhet që të ndodhë një gjë e tillë jo për të treguar se kush është djalë i mirë dhe kush është i keq por për të zbardhur të vërtetën dhe për të ditur se çfarë ndodhi në mënyrë që të mos përsëritet. Natyrisht që është shumë e vështirë sepse në këtë mes është politika por besoj se është një hap që duhet ndërmarrë. Nuk është e lehtë por dosjet mund të ndihmonin për të vënë në vend historinë dhe që njerëzit të dinë të vërtetat e asaj kohe”. I pyetur për antarsimin e Shqipërisë në BE dhe hapjen e negociatave lidhur edhe me krimin e organizuar dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri, ambasadori hungarez deklaroi se Shqipëria është në Europë dhe se më shumë diskutimet lidhen me çështjet juridike. “Aktualisht Shqipëria është në Europë, është një vend i NATO-s dhe u rekomandua hapja e negociatave. Mund të them se më shumë mbetet një çështje juridike vazhdimësia e mëtejshme për antarësimin në BE. Shumë shpejt do të ketë vizita të rangut të lartë në Shqipëri dhe do të merrni vesh edhe përgjigjen për negociatat”. Ambasadori i Hungarisë deklaroi gjithashtu se shteti hungarez mbështet rrugën e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.