Para një viti bashkëpunimi ekonomik mes bizneseve me Hungarinë ka qenë shumë i ulët. Këtë deklaratë bëri amabsadori i Hungarisë në Shqipëri Antal Heizer gjatë një takimi me biznesmen të qarkut të Shkodrës ndërsa ftoi ata për një bashkëpunim më të mirë.

Kryetari i dhomës së tregtisë në Shkodër Shkëlqim Kopliku u shpreh se është pritur një situatë ekonomike më e mirë ndërsa deklaroi se Shkodra ka resurse që nëse shfrytëzohen mund të sjellin një zhvillim të madh ekonomik.Biznesmenët e qarkut të Shkodrës kanë shprehur idetë e tyre dhe tashmë pritet që bashkëpunimi dhe ndihma nga shteti hungarez të jetë më e madhe.

Artikulli paraprakRAMA: DO KËRKOJMË HETIM NDËRKOMBËTARË PËR CEZ
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET REVOLUCIONI HUNGAREZ I 1956