Dr. Johann Sattler, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri që nga muaji Prill, ka zhvilluar nje vizitë zyrtare në Bashkinë Vau Dejës.

Ai është pritur nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, i cili i ka uruar mirëseardhjen diplomatit Austrik ne kete vizite te pare qe zhvillon ne territorin e Bashkisë Vau Dejës. Hila e ka shoqeruar ambasadorin ne ambjentet e rikonstruktuara tashmë të Bashkisë Vau Dejës, në zyrën me një ndalesë por edhe ne ambjentet e reja te kesaj godine e cila tashmë plotëson standartet per nje sherbim sa me cilesor ndaj qytetareve. Kreu i Bashkisë Vau Dejës, e ka njohur ambasadorin Sattler me resurset natyrore te kesaj zone, por edhe mundesite ne te cilat Austria mund te financoje me projekte ne kete zone, duke u perqendruar ne fushen e shendetesise, bujqesise, arsimit si nevoja kryesore te ketij komuniteti. Nga ana e tij, ambasadori Sattler eshte shprehur se kontributi i austrisë në këtë rajon nuk do të mungojë në asnjë moment. Ai theksoi se lidhjet mes dy vendeve Shqiperise dhe Austrise janë të hershme, nderkohe qe edhe investimet austriake ne territorin e Bashkisë Vau Dejës nuk mungojnë, duke nisur qe nga Hidrocentrali i Aushtes apo edhe ne rikonstruksionin e shtepise muze te poetit ndre mjeda. Sattler nga ana e tij garantoi kreun e Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, se investimet ne rrjetin e kanalizimeve por edhe ne fusha te tjera ku ka me shume nevoje banoret e bashkisë Vau Dejës, nuk do te mungoje fale donacioneve dhe granteve qe Austria jep fale organizatave te saj.