Në një tryezë të organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi.

Gonzato nënvizoi rëndësinë e besimit në arkitekturën e reformës dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.

Ai gjithashtu vuri theksin tek roli i të gjithë aktorëve për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe atij financiar, duke shprehur gatishmërinë e Bashkimit Europian për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri.

Silvio Gonzato: Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.

Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi.

Artikulli paraprak“PO TË MOS ISHTE KJO PARTI, S’DO TË SHIKONIM KURRË HETIME VIP NË SHQIPËRI”, RAMA: NE E NGRITËM DHE MBËSHTETËM SPAK E GJKKO
Artikulli tjetër“EPOKA E PAPREKSHMËRISË PO LËKUNDET”, ALTIN DUMANI NË “TRYEZËN E DREJTËSISË”: SPAK KA KRYER HETIME TË GUXIMSHME NDAJ ZYRTARËVE TË LARTË