Nga Shkodra ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Bucci ka folur me nota pozitivie sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një intervistë për mediat, ambasadori italian deklaroi se Europa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit pasi pa vendet e ballkanit nuk ka një europë të bashkuar……

“Unë mendoj se Po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të këtyre negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh në Ukrainë dhe ka sjelle mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin, për këto 6 vende që janë pjesë e Europës dhe Europa duhet të jetë në lartësinë e duhur”.
Sa i takon hapave që duhet të ndjekë Shqipëria, Ambasadori italian u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara por nëse negociatat çelen atëherë duhet të përshpejtohen hapat për reformën në drejtësi dhe kundër krimit të organizuar…..

“Kur të nisin negociatat, duhet të përshpejtojnë disa reforma. Kur happen negociatat, hapet rruga për dialog, për politikën, për Komisionin Europain dhe Shqipërinë. Janë reforma në drejtësi, reforma kundër krimit të organizuar dhe një sërë reformash që janë të hapura dhe Italia ka qenë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë në çdo rast”.
Italia është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe pret çeljen e negociatave gjatë këtij viti. Ambasadori Bucci ishte prezent në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të Javës Italiane.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBYLLET FESTIVALI I FILMIT “EKRANI I ARTIT”
Artikulli tjetërLIJA E MAJMUNËVE, OBSH KONFIRMON 780 RASTE NË 27 VENDE