“Italia ka qenë gjithmonë pro antarsimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian por reforma në drejtësi është një kusht i pashmangshëm për t’ia arritur”. Kështu deklaroi ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

Sipas ambasadorit Italian drejtësia është një sistem që të gjithë e duan të pastër dhe jo të kriminalizuar dhe kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Ambasadori Cutillo foli edhe për protestën e opozitës pak ditë më parë teksa tha se është një mjet demokratik por protestat nuk duhet të jenë të dhunshme. Kreu i trupit diplomatic të Italisë në Shqipëri në deklaratat e tij është në të njëjtën linjë me ambasadorin e mëparshëm Italian apo edhe qeverinë italiane.