Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Bucci nga Shkodra e quajti një zhgënjim faktin që Shqipëria mori një tjetër përgjigje negative për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ambasadori italian tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE dhe sipas tij nuk duhet që të ketë më pengesa për rrugëtimin e vendit të procesin e integrimit në BE.

Kjo “JO” që ka marrë Shqipëria edhe këtë herë nga Bashkimi Europian sipas ambasadorit italian është e varur edhe nga hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE.

I pyetur për reformën në drejtësi ambasadori italian u shpreh se Shqipëria do të ketë një proces të gjatë në këtë reformë dhe se Italia e mbështet reformën në drejtësi.

Ambasadori italian Bucci këto deklarata i bëri gjatë dhurimit nga shtetit italian të tre mjeteve zjarrëfikëse për bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakMEGAOPERACIONI NGA SPAK E ANTIMAFIA, 39 URDHËR-ARRESTE
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK MIRATON 6 NGA 7 PIKAT E RENDIT TË DITËS