Ambasadori italian Alberto Cuttillo, viziton protestuesit para kryeministrisë: Vlerësoj protestën paqësore, kauza është drejtë

Protesta e opozitës ka shënuar sot një tjetër sukses në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar që vepron në Tiranë. Raportohet se gjatë, ditës ka qenë ambasadori italian në Tiranë ai që ka vizituar çadrën ku prej 3 ditësh po zhvillohet protesta. Ambasadori italian ne Shqiperi Alberto Cutillo qëndroi për disa minuta në çadrën ku po qëndrojne protestuesit. Ai shprehu mbështetje për protestën, gjatë komunikimin që pati me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi dhe këshilltarin e kryetarit Basha për sipërmarrjen, Roberto Caparrotta. Sipas burimeve të SYRI.net ai është interesuar sëpari për qëllimin e protestës ndërsa ka vlerësuar zhvillimin e saj mënyrë paqësore. Pasi është njohur me arsyet e dhëna nga përfaqësuesit e PD-së, për rrezikun e manipulimit dhe blerjes së votave, ai e ka cilësuar këtë si një kauzë të drejtë ndërsa ka premtuar se do ta vizitojë sërish tendën ku po zhvillohet protesta.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 5-VJETORI I RËNIES SË “DËSHMORIT TË ATDHEUT”, FETI VOGLI
Artikulli tjetërMETA:PROTESTA PAQËSORE PËR T’U RESPEKTUAR, POR JO ULTIMATUME