Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç nga veriu i Shqipërisë ku ndodhej në një vizitë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë” tha ai.

Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës. “Nuk ndikon kjo cështje në marrëdhëniet me Shqipërinë” përfundoi ai.

Artikulli paraprakISH-DEPUTETI I PS,LUTAJ,BËHET DREJTOR I ZYRËS SË PËRMBARIMIT
Artikulli tjetër“MORAÇA-ROZAFA”: KOSOVA ËSHTË SERBI