
Donald Trump u betua sot më 20 Janar si Presidenti i 47-të amerikan dhe lista e të ftuarve ka qenë e gjatë. Mes tyre edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit.
Në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan rreth pjesëmarrjes në ceremoni si një moment historik, teksa thekson se pret me padurim që të vijojë puna dhe miqësia mes dy vendeve:
“I nderuar të jem pjesë e këtij momenti historik të inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Presim me padurim të vijojmë punën për të forcuar miqësinë & partneritetin mes dy vendeve tona”, shkruan diplomati shqiptar në Uashington.