Ambasadori I Turqisë ne tirane Hydajet Bajraktar ka komentuar zhvillimet e fundit qe kane përfshire jo vetëm Turqinë por gjithë europen për sa I përket krizës se refugjateve.

Ambasadori Bajraktar theksoj se Turqia është ne një pozicion delikat, dhe se vendi i tij po përballet prej vitesh me një emergjence humanitare, gjë per te cilën ambasadori bajraktar thekson se pesha e këtij fenomeni duhet te ndahet. Ndërsa lidhur me sulmet qe kane goditur se fundmi turqin amabsadori Bajraktar thotë se vend I tij nuk frikohet por qe është i vendosur ne ne luftën kundër terrorizmit Ndërsa lidhur me Shqipërinë ambasadori turk shprehet I bindur se vendi yne do te marre te gjitha masat e duhura për përballimin e krizës se refugjateve. Turqia është shtetiti I cili po përballet me se shumti me krizën e refugjateve sirian pasi vetëm Vitin e kaluar, më shumë se një milion njerëz hynë ilegalisht në BE me barka, kryesisht duke shfrytëzuar kufirin Turqi – Greqi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNAMIK KOPLIKU NË TONIGHT STAR PLUS: JAM PËR STATUTIN
Artikulli tjetërDREJTUESIT E MJETEVE TAKOHEN ME KRYEBASHKIAKUN MARINAJ, PREMTOHET ZGJIDHJE