Shumë shpejt do të nisin punimet për rikonstruksionin e xhamisë së plumbit ne qytetin e Shkodrës. Kështu deklaroi ambasadori i Turqisë në Shqipëri Idayet Bayraktar gjatë një takimi në zyrën e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Ambasadori duke folur për mediat tha se punimet në xhaminë e plumbit pritet që të nisin në tre-mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Nga ana e saj kryebashkiakja Ademi e njohu ambasadorin për territorin e ri të Shkodrës ndërsa tha se ky qytet është një potencial i madh zhvillimi në fusha të ndryshme. Më pas takimi në bashkinë Shkodër vijoi me dyer të mbyllura teksa ambasadori turk e ka njohur kryebashkiaken më konkretisht me projektin për xhaminë e plumbit.