Ambasadori turk në Tiranë, Ahmet Yoruk mesditen e se shtunes ka zhvilluar nje vizitë në Prefekturën Shkodër, së bashku me zv/Kryeministren Senida Mesi.

Në fjalën e tij, ambasadori turk Yoruk u shpreh se zv/Kryeministrja Mesi e informoi për situatën. “Në vazhdim morëm vendimin të gjejmë ndihmat që ne menduam se ishin të nevojshme.

Kemi ardhur të shprehim solidaritetin në Shkodër, për t’i zgjatur dorën e ndihmës banorëve të përmbytur të Shkodrës. Në këtë moment sollëm 50 ton ushqim për kafshët dhe pako ushqimore për njerëzit, për 2500 persona”-u shpreh ambasadori.

 

Artikulli paraprak2018 NIS KEQ, NË TRE MUAJ KANË NDODHUR 300 VJEDHJE
Artikulli tjetërKONTROLLET PRANVERORE KUNDËR KANABISIT