
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk nga Shkodra sulmoi ashpër kundërshtarin e Presidentit Erdogan, Fetullah Gylen. Në institutin “Yunus Emre” në Shkodër u shfaq një dokumentar i quajtur “The network” ose “Rrjeti” në shqip me temë organizatën kriminale FETO siç e cilëson qeveria turke. Pasi risolli në vëmendje grushtin e shtetit në
Turqi 3 vite më parë që ambasadorit turk tha se e ka bërë sharlatani Gylen që jeton në Amerikë, deklaroi se aktivitetet e organizatës FETO vazhdojnë të jenë edhe në Shqipëri mes 160 shteteve ku janë shtrirë
Ambasadori turk deklaroi se në shumë shtete organizata kriminale FETO e drejtuar nga Gylen është duke u shpërbërë falë ndërhyrjes të shtetit turk brenda dhe jashtë Turqisë ndërsa shqetësuese për Turqinë është se në Shqipëri vijojnë aktivitetet gyleniste përmes institucioneve arsimore kryesisht
Pas fjalës së ambasadorit turk në Shqipëri në qendrën Yunus Emre u shfaq dokumentari kushtuar organizatës kriminale FETO siç pretendon qeveria turke i realizuar nga një gazetar angle dhe i përgatitur nga televizioni TRT World.






