“Objektet historike duhen ruajtur dhe duhen mbrojtur”. Kjo ishte përgjigja e ambasadorit të Turqisë në Shqipëri Idayt Bayraktar për pllakatën e Sulltam Sulejmanit që u hoq nga porta e kalasë së Lezhës. I pyetur nëse e dënon apo jo gjestin e heqjes së pllakatës së Sulltan Sulejmanit në kalanë e Lezhës ambasadori Turk nuk dha një përgjigje konkrete duke qenë se ende nuk ka biseduar me ministren e kulturës Mirela Kumbaro.

Deklarata ambasadori i bëri gjatë vizitës në bashkinë Shkodër. Pas bashkisë, kreu i trupit diplomatik në Shqipëri zhvilloi një takim të shkurtër në zyrën e prefektit të qarkut Shkodër Paulin Radovani.

Artikulli paraprakNJË DITË MË PARË RAMA, SOT INUK PRANË STADIUMIT
Artikulli tjetërRËNDITJA E FIFA, SHQIPËRIA HUMBET 4 POZICIONE