Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christof Graff ka folur për reformën në drejtësi duke iu drejtuar politikës shqiptare për bllokimin në të cilin ka ngecur se e vetmja rrugë që jep zgjidhje është dialogu dhe kompromisi ndaj sipas tij Shqipëria duhet ta tregojë veten në këtë proces të rëndësishëm. “Të gjithë e dimë se reforma në drejtësi është me shumë interes për Shqipërinë.

Kur ka dialog patjetër që gjehen edhe zgjidhjet e duhura dhe kështu duhet të jetë edhe për Shqipërinë për një reformë të rëndësishme si ajo në drejtësi. Për këtë çështje kemi dëgjuar se po flasin ekspertët më të mirë vendas por edhe ndërkombëtar ndërsa ajo që mbetet është që qeveria shqiptare të tregojë veten e saj në këtë proces të rëndësishëm që ka nisur”. Për ambasadorin zvicerian përplasja e mendimeve është e natyrshme për reformën në drejtësi por në fund duhet të ketë një zgjidhje. “E natyrshme që ka përplasje mendimesh për çështje madhore si reforma në drejtësi. Patjetër që kur ka debat ka edhe zhvillim. Për të arritur tek zgjidhjet e duhura dhe kompromisin në mënyrë që të gjitha palët të jenë të kënaqura dhe të arrihet një standart i lartë për reformën në drejtësi atëherë pranohen edhe mendimet ndryshe nga politika por gjithnjë duhet të ketë dialog”. Për kreun e diplomacisë zviceriane Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë përsa i përket zhvillimit të demokracisë.“Sot unë isha në Shkodër për demokracinë lokale dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm. Ajo që dua të them është se ka ende shumë në Shqipëri për t’u bërë edhe përsa i përket qeverisjes qëndrore e cila duhet zhvilluar më tej me një rend transparent dhe demokratik”.