Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK Altin Dumani. Hohmann ka bërë me dije se BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.

Në një psotim në Twitter, ambasadorja e BE theksoi se lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet faktor kyç për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Shkëmbim i mirë me Kryeprokurorin e ri të #SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.
Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet faktor kyç për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ambasadorja në Twiter.