
Kështu deklaron ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, teksa ka publikuar një foto në Instagram me aktivistin Adriatik Lapaj.
“Faleminderit Adriatik Lapaj për një diskutim serioz mbi cilësinë e demokracisë sot në Shqipëri dhe për përgjegjësinë dhe fuqinë e qytetarëve të rregullt për të menduar vetë, për të ushtruar të drejtat e tyre dhe për të luftuar për drejtësi”, shkruan ambasadorja e SHBA.






