Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara yuri Kim pas takimit një ditë më parë në burgun famëkeq të Spaçit me kryetarin e ish të përndjekurve politik për Shkodran Zenel Drangu është zotuar se do të bëjë përpjekjet maksimale që në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur të ketë një ligj për dënimin e krimeve të komunizmit duke qenë se ende në ditët e sotme ish xhelatët komunistë janë në sistemin e drejtësisë apo edhe poste të larta politike.

Një tjetër kërkesë që vijon prej kohësh është kthimi i burgut të Spaçit në një muze në mënyrë që të mos dëmtohet edhe më shumë dhe të jetë një dëshmi për brezat e ardhshëm për tmerrin që përjetuan të burgosurit në 45 vite komunizëm.

Ndërkohë ish të përndjekurit i kanë treguar ambasadores amerikane edhe për krimet dhe vuajtjet çnjerëzore që kanë përjetuar në burgun e Spaçit. Kreu i të përndjekurve Drangu thotë se ambasadorja Kim u çudit pas dëshmisë së tij.

Takimi I ish të përndjekurve politik me ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe disa ambasadorë të tjerë në burgun e Spaçit u bë një ditë më parë ndërsa bëri edhe një postim në faqen e ambasadës së SHBA duke thënë se “Iu bashkova disa Ambasadorëve në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç.

Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”, përfundoi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.