Ambasadorja E SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, për veprën penale të korrupsionit.

Përmes një reagimi në Twttiter, ambasadorja thekson se tashmë është koha për të ndaluar dhe për të kuptuar se askush nuk është mbi ligjin.

MESAZHI I YURI KIM

Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin.