Ambasadorja e Shteteve ët Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim do të zhvillojë sot një takim në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ajo do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike.

Ambasadorja Kim pritet qe te takoje perfaqesues nga radhet e PD dhe PS ndersa teme e diskutimit do jene zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.

Dy javë më parë Ambasadorja zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesor të partive politike në qytetin e Elbasanit.

Ajo u përcolli mesazhin e SHBA-së drejtuesve politikë, Taulant Balla, Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi e Rudina Hajdari.

“Fuqia përfundimtare qëndron te votuesit. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja: Vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos e dorëzoni këtë!” nënvizoi ambasadorja në një prononcim për mediat pas takimit në Elbasan më 10 mars.