Në javët e kulturës ndërkombëtare ambasada e Suedisë zgjodhi Shkodrën si qytetin e dytë pas Tiranës për të zhvilluar disa aktivitete të ndryshme. Fillimisht në pedonalen “Kolë Idromeno” organizatat dhe bizneset që kanë lidhje me Suedinë u bënë pjesë e një panairi ku mori pjesë ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad e cila tha se është e rëndësishme zhvillimi i demokracisë vendore e cila nis nga qytetet….

 

“Është shumë i rëndësishëm. Unë bëra një xhiro me miqtë të bashkisë Shkodër dhe ne kemi shumë partner në Shkodër. Shikuam organizatat, çështjet e mjedisit, shkollat, inovacioni dhe gjithçka që është këtu në Shkodër. Ne bashkëpunojmë me këto organizata dhe për ne është shumë e mrekullueshme që të jemi këtu dhe të takohemi të gjithë bashkë. Është shumë e rëndësishme gjithashtu sepse promovojmë demokracinë vendore dhe demokracia nis nga këtu, nga qytetet në nivel lokal dhe kjo është arsyeja përse ne e mbështesim. Ne kemi sjellë sot këtu kompaninë LINDEX sepse ne duam që të kemi edhe më shumë bashkëpunim me Shqipërinë. Ne mbështesin alternativat që nuk ndotin mjedisin dhe jemi sot këtu në Shkodër dhe faleminderit për mikëpritjen. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu”.

E pyetur për debatin mbi reformën territoriale në Shqipëri dhe ndarjen që kanë PS e PD, ambasadorja suedeze tha se të gjitha reformat duhet të ndërmerren në bazë të dialogut dhe duke përfshirë të gjitha opionionet…

 

“Unë dua të them që të gjitha reformat duhet të bëhen me dialog me sa më shumë aktorë që të jetë e mundur, nivelin lokal, nivelin e mesëm, vendimarrësit dhe organizatat e shoqërisë civile. Unë mendoj që kjo është zgjidhja e më e mirë për të marrë vendime përmes gjitha opinioneve”.

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Suedisë…

 

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se Shkodra ka disa organizata dhe biznese në fusha të ndryshme që bashkëpunojnë me Suedinë, bashkëpunim që kërkon të thellohet në vazhdimësi…

 

Ambasada e Suedisë do vijojë të jetë në Shkodër gjatë gjithë ditës me disa aktivitete të tjera kulturore dhe sportive që do të zhvillojë.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: SERBIA S’DO TA NJOHË AS DREJTPËRDREJT, AS TËRTHORAZI KOSOVËN
Artikulli tjetërRRUGA QË PO SHEMBET DHE RREZIKU I PËRMBYTJEVE NË BLERAN