SHEFJA E BE NË SHQIPËRI: DUHET ZGJIDHJE URGJENTE PËR ULJEN E NUMRIT TË AZILANTËVE. Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin gjatë takimit me studentët foli edhe për eksodin e shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian duke thënë se persona të ndryshëm po përpiqen që të abuzojnë me kët sistem.
E pyetur se a rrezikohet heqja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, ambasadorja Vlahutin nuk e përjashtoi si mundësi por tha se BE nuk dëshiron të arrijë deri në atë pikë ndërkohë që shfaqi qëndrimin e qartë se duhet gjetur medoemos një zgjidhje Shqipëria mban vendin e dytë sa i përket azilantëve në vendet e BE duke u renditur pas Sirisë, një vend që është prej kohësh në luftë civile. Në këtë mënyrë BE kërkon që ky fenomen të minimizohet përmes masave konkrete.