Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në lidhje me evakuimet e qytetarëve afganë në vendi i tyre, pasi pushteti ra në dorë të telebanëve. Përmes një mesazhi në Twitter, diplomatja amerikanë tha se është bërë punë e palodhshme nga ana e SHBA-ve.

Mes të tjerash ambasadorja Kim nuk la pa përmendur edhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces.
“SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, shkruan ambasadorja.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë kanë ardhur tre grupe me qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në Durrës dhe në Qytet Studenti.