Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ditën e djeshme ka vizituar Kishën e Shna Ndout në Laç.

Ajo tha se është surprizuar gjatë vizitës në kishë, pasi nuk e kishte menduar që do të gjente Shën Antonin e Padovës në Shqipëri. Ambasadorja tregon se kur jetonte në Guam, kishte shkuar në shkollën me të njëjtën emër.

“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kisha e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në Guam, shkova në shkollën St. Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja një ditë se do ta gjeja Anthonin e Padovës në Shqipëri. Le të na ndihmojë Shën Antoni për të gjetur atë që ka humbur. Ju ndihmoftë”, shkroi ambasadorja.