
Teksa jemi në prag të nisjes të sezonit turistik ku dhe numri i pushuesve pritet të jetë i lartë, menaxhimi i mbetjeve në zonat turistike mbetet një sfidë për intitucionet.
Ambjentalistët theksojnë se krahas ndërgjegjësimit të qytetarëve duhet të ngrihet edhe një task forcë për kontrolle dhe te vendosen gjoba ndaj atyre që ndotin ambjentin
Situata duket se ka njohur përmirësim gjatë viteve të fundit kjo falë ndërgjegjësimit të qytetarëve por edhe të aksioneve të vazhdueshme që realizohen qoft nga intitucionet përgjegjese por edhe nga shoqatat ambjentaliste
Aktivistët e mjedisit theksojnë se ndotja krahas imazhit të shëmtuar që sjell kërcënon edhe mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.