Një 41 vjeçar shqiptar i dëbuar nga SHBA do i dorëzohej autoritetet shqiptare në Tiranë pasi ishte dënuar për vrasje.

Por në momentin kur kaloi tranzit në Romë, Lul Lucaj u ndalua nga autoritetet italiane pasi edhe Italia e kishte shpallur në kërkim për vepra kriminale “Lucaj erdhi në SHBA për ti shmangur vuajtjes së dënimit për vrasjen që kishte kryer” tha Thomas Decker, një zyrtar i Zyrës së Emigracionit në New York. Historia Sipas informacionit të Interpolit në gusht të vitit 2000 Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, që përfundoi me vdekjen e njërit prej tyre.

Më vonë Lucaj në bashkëpunim me miqtë e tij vrau vëllanë tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare, ranë dakord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë shqiptare. Në Qershor të 2009 -ës Gjykata e Lezhës e dënoi me 14 vjet e gjysmë burg në mungesë. Në janar të 2017 Lucaj u arrestua dhe në maj u vendos deportimi i tij drejt Shqipërisë. Më 5 dhjetor 2017 SHBA vendosi deportimin e tij drejt Tiranës, por në momentin kur u ndalua tranzit në Romë, autoritetet italiane e ndaluan pasi ishte në kërkim edhe atje.

Artikulli paraprak3 T DROGË DREJT ITALISË,BURG KRYEPOLICIT TË FIERIT E DOGANIERËVE
Artikulli tjetërNGRICAT DHE MUNGESA E SINJALISTIKËS, MAKINA DEL NGA RRUGA