Muaji prill ka shtuar interesin e të huajve për të vizituar Shkodrën dhe zonat piktoreske që e rrethojnë. Krahas grupeve të organizuara që i shohim shpesh në rrugët e qytetit ka edhe nga ato të huaj siç është rasti i amerikanit Jared Frontain i cili punon në Shkodër dhe merret me promovimin e zonave turistike.

I riu nga Uashingtoni prej gushtit të kaluar qëndron në Shkodër, pasi ka mundësuar një vizë 1 vjecare nga shteti Amerikan. Përmes rrjeteve sociale, amerikani organizon ture ciklistike në zonat malore të Shkodrës. Ai krahas stërvitjes që bën me amatorët e ciklizmit promovon edhe turizmin në Shkodër.

Çiklisti i Vllaznisë dhe ekipit tonë kombëtar Mateo Balaj tregon se si është njohur me Jared.

Ky sezon turistik në Shkodër pritet të jetë edhe më i suksesshëm se ai i shkuari kjo falë edhe promovimit që është bërë.

Artikulli paraprakBENET BECI: DO RIKONSTRUKTOHEN PLOTËSISHT SHKOLLA 9-VJEÇARE “ISMAIL QEMALI” DHE KOPSHTI “TOM ALIMHILLI”
Artikulli tjetërRRUGA PA NDRIÇIM, VDESIN DY TË MITUR