MJESHTËR I MADH NDËRKOMBËTAR MUZIKË ME NJË GAMË TË GJËRË INSTRUMENTESH. Me ardhjen e pranverës duket se edhe aktivitetet artistike kanë filluar të shtohen në numër .

Mbrëmjen e së enjtes është organizuar një koncert live për qytetarët e Shkodrës .Ambasada e Izraelit në vendin tonë, në bashkëpunim me disa shoqatat dhe Qëndrën Rinore Arka kanë organizuar një open koncert në pedonalen e Gjuhadolit me muzikantin nga Izraeli, Amir GËirtzman ai është mjeshtër i madh ndërkombëtar në një gamë të gjërë instrumentesh. Ai interpreton shumë rryma dhe zhanre muzikore, por ndër to spikasin muzika Jazz dhe ajo bashkëkohore . Ky koncert ka zgjatur për rreth dy orë për të gjith të pranishmit ,dhe që në dukje ka zgjuar interes të madh tek qytetarët që kishin vendosur të ishin të pranishëm apo edhe banorëve për rreth . Ajo që bintë në sy është edhe prania e grup moshave të ndryshme duke shijuar tingujt e muzikës që ka dhuruar muzikanti Amir GËirtzman për shkodranët

Artikulli paraprak“CATI FOUNDATION” NË DITËN DITËN BOTËRORE TË LIBRIT
Artikulli tjetërAZILKËRKUESIT, BE TREFISHON FINANCAT PËR TI THËNË STOP