
Në Bashkinë e Lezhës, rreth 2870 biznese pritet të përfitojnë nga skema e faljes së gjobave dhe kamatvonesave të akumuluara ndër vite. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për detyrime të krijuara gjatë periudhës 2014–2024, ndërsa vlera totale që falet arrin në 242 milionë lekë të reja.
Interesi i bizneseve për të qenë pjesë e kësaj skeme ka qenë i lartë menjehere pas miratimit të procedurave të aplikimit. Autoritetet vendore thonë se shumë subjekte janë paraqitur pranë zyrave të bashkisë për të marrë informacion mbi kriteret dhe mënyrën e përfitimit.
Masa e ndërmarrë synon të lehtësojë barrën financiare të bizneseve dhe të krijojë më shumë mundësi për formalizimin dhe vijimin normal të aktivitetit ekonomik në Bashkinë e Lezhës.






