Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje nga projektligji për amnistinë fiskale. Ajo tha se do të ketë nëj afat mujor prej 9 muajsh.

“Afat 9 mujor. Në zbatim të këtij ligji do krijohet një njësi special të ndërveprojë aktivitetin e saj me të gjitha institucionet që kanë si objekti korrupsionin, krimin. Në një kohë prej 5 ditësh do analizojë të gjitha kërkesat nga subjekte apo tatimpagues, duke ndërvepruar me të gjitha institucionet që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

Të finalizohen të gjitha projekt që kemi të parashikuara. Kemi një historik ku prej 30 vitesh kemi pasur normë informaliteti të lartë, është e nevojshme të ngrihen struktura që të krijohet vit 0 ku të mos ketë më që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Nëpërmjet amistisë fiskale do bëjmë të mundur që paratë nga puna e padeklaruar, pasi të padeklaruara të krijuara në një historik 20 vjeçar të mund të legalizohen. Në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute”, tha Ibrahimaj.

Artikulli paraprakBE NGRE ALARMIN: PUSHTIMI RUS I UKRAINËS MUND TË RRISË NË REKORD INFLACIONIN
Artikulli tjetërINCENERATORËT, PD I BËN THIRRJE SPAK: MOS U BËNI MIRATUES TË TË ZEZAVE QË U KALOJNË PARA HUNDËS