Amnistia, gati drafti i ministrisë përfitojnë afro 400 të dënuar

TIRANE-Këtë fundvit të burgosurit shqiptarë pritet të përfitojnë nga amnistia dhe afro 10 % e tyre të lënë qelinë duke u rehabilituar në shoqëri. Është ministria e Drejtësisë, e cila po punon për një draft që do t’i prezantohet qeverisë për të miratuar amnistinë e fundvitit, kjo e konfirmuar dhe nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas Manjanit kjo nuk është një zgjidhje përfundimtare me të burgosurit dhe mbipopullimin, por amnistia duhet të ndodh. Sipas burimeve për Report Tv nga grupi i punës që po harton draftin e amnistitsë përfitues pritet të jenë rreth 400 të dënuar ose 10 % e personave që sot ndodhen pas hekurave mbi 4000 të tillë. Në Shqipëri numërohen afro 4000 të dënuar e paraburgosur çka është konsideruar një shifër e lartë deri në mbipopullim në disa institucione të vuajtjes së dënimit. Grupmoshat që do të përfitojnë nga kjo amnisti janë 17-21 vjec dhe gratë mbi 55 vjeç e burrat mbi 60 vjeç të dënuar për vepra të konsideruar të lehta duke përjashtuar krime si Vrasja, grabitja me armë e dhunë, armëmbajtja dhe krimet ndaj jetës e pronës.

Artikulli paraprakRRESHQET TOKA,RREZIKOHEN BANESAT.BANOREVE U KERKOHET TE LARGOHEN
Artikulli tjetërRAMA:STRATEGJI TE QARTE PER 3 SPITALET NE TIRANE