101 të dënuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç, Malësi e Madhe, fituan lirinë këtë të mërkurë, pas hyrjes në fuqi të amnistisë penale të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përfitues të amnistisë janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri më të ulët, si edhe persona që ndodheshin në muajt e fundit të vuajtjes së dënimit. Familjarë të shumtë prisnin jashtë institucionit për të pritur të afërmit e tyre, ndërsa të liruarit ndanë për mediat përjetimet dhe pritshmëritë pas daljes nga burgu.

Mes tyre ishte edhe Igli Muhameti, i dënuar për vepra që lidhen me lëndët narkotike. Ai tha se amnistia i shkurtoi dënimin me 7 muaj e 20 ditë.

Ndërkohë, Lekë Shkafja, i dënuar për dhunë në familje, përfitoi vetëm 11 ditë nga amnistia. Pas lirimit ai kritikoi kushtet e vuajtjes së dënimit në institucion.
Lirimi i 101 të dënuarve nga burgu i Reçit është pjesë e zbatimit të amnistisë penale, e cila parashikon ulje ose shuarje të dënimit për kategori të caktuara të të dënuarve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGODITEN ABUZIMET NË PLAZHET E LEZHËS
Artikulli tjetërKAMPI “BUZËQESHIM VERËS” EDHE NË NJËSITË ADMINISTRATIVE