Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka dalë në një konferencë për media. Lidhur me amnistinë penale që u zbatua më 15 korrik, Gogu tha se 2300 persona kanë përfituar.

“E di që ka krijuar debatin publik që ka krijuar çdo amnisti, por kriteret e amnistisë i vendos Kuvendi i Republikës që i ka miratuar ato dhe ne kemi zbatuar duke bërë përjashtime, krimi i organizuar, korrupsioni, vrasje në rrethana cilësuese, terrorizmi”, tha ai.

7 të miturit që janë liruar po mbështeten me programe individuale riintegrimi.

Në kuadër të integrimit europian, dhjetori është synimi për të mbyllur punën me kapitujt që në dhjetor 2027 të përmbyllen piketat.

“Objektivi ynë është që vitin tjetër në shtator të kemi mbyllur detyrat e shtëpisë”, tha Gogu.

Burgu i Shënkollit në Lezhë do të kthehet në institucion të shëndetit mendor, bëri me dije ministri i Drejtësisë, nga një konferencë për shtyp duke shtuar se do të duhen disa vite.

“Kemi një plan dhe do të jetë institucion i shëndetit mendor. Atje do të trajtohen të dënuarit ashtu siç trajtohen të dënuarit që vuajnë nga shëndeti europian në çdo vend europian. Do të marrë disa vjet”, tha Gogu.

Dyfishimi i sigurisë dhe përfshirja e programeve të rehabilitimit janë një nga synimet e ministrisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHËNGJIN, PLAGOSET 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërZJARR NË RROBAQEPËSI NË LEZHË