Sa herë që ka reshje shiu rruga që lidh zonën e ish-divizionit me aksin kryesor përballë spitalit të Shkodrës bëhet pothuajse e pakalueshme.

Prej 20 vitesh e lënë në harresë të plotë, ai segment rrugor është amortizuar. Banorët janë ankaur disa herë por deri tani s’kanë marrë asnjë përgjigje. Një problem është kryesisht për fëmijët që shkojnë në shkollë apo edhe të moshuarit. Rruga në zonën e ish-divizion është një aks i rëndësishëm sepse në të qarkullojnë çdo ditë një numër i konsiderueshëm banorësh të cilët përballen me vështirësitë në lëvizje.