
TRASETË TË DËMTUARA, MBIKALIME TË JASHTËLIGJSHME DHE MBETURINA. Hekurudha në Shkodër çdo e më shumë shkon drejt degradimit të plotë. Shinat e trenit vetëm amortizohen dhe askush nuk vë dorë.
Një prej pikave ku shinat e trenit kanë probleme është ajo në fshatin Mjedë të Bashkisë Vau Dejës. Trasetë janë për monumente kulture ndoshta apo të cilësohen si gjëra antike me vlerë. Me hekurudhën në Shkodër është e kundërta, këto trase përdoren ende edhe sot edhe pse kanë shumë vite. Linja Shkodër – Lezhë është 34 kilometër e gjatë dhe është ndërtuar në vitet 1980. Që në atë kohë e deri më sot kanë munguar totalisht investimet duke bërë që shinat e trenit të pësojnë dëmtime të konsiderueshme. Mbikalimet kudo në hekurudhë janë të jashtëligjshme dhe përveçse ndikojnë në shpëjtësinë jo të madhe me të cilën trenat lëvizin janë një rrezik i madh për banorët që përshkohen në ato shina të trenit. Jo vetëm investimet por edhe mbirëmbajtja prej afro 35 vitesh mungon totalisht. Në shumë pjesë ku kalon treni janë të pranishme edhe mbeturinat duke e vështirësuar edhe më shumë situatën. Realisht rrënimin e krejt infrastrukturës materiale të shtetit shqiptar e kupton edhe nga gjendja aktuale e hekurudhave. I janë vjedhur aksesorët, i janë prishur platformat, kurse vagonat nuk kanë ku të bëjnë transportin ashtu siç duhet. E tillë është edhe linja Shkodër – Lezhë në të cilën treni për shkak të mbikalimeve, amortizimit të traseve apo edhe mungesës së investimeve si në rastin e pjesës në Mjedë bën që të krijohet një problematikë e madhe. Edhe vetë drejtuesit e stacioneve hekurudhore në Shkodër ndër vite kanë pranuar situatën e vështirë për shinat e trenit dhe se duke mos patur fonde një përkujdesje kemi mbërritur në këtë pikë ku jemi sot. Aktualisht ka edhe një faturë financiare, që shkon në një borxh gati 300.000 euro si pasojë e shpërdorimeve, volumeve të ulëta të transportit të mallrave si dhe të rënies drastike të të ardhurave në transportin e pasagjerëve në stacionet hekurudhore.






