Ura e Telit në fshatin Drisht të njësisë Postribë, pjesë e Bashkisë Shkodër, ndodhet në gjendje të amortizuar duke u kthyer në një rrezik real për banorët. E ndërtuar prej shumë vitesh, dërrasat janë dëmtuar rëndë dhe në disa pjesë mungojnë . Situata paraqitet edhe më shqetësuese për fëmijët, të cilët pas pak ditësh do të nisin vitin e ri shkollor dhe janë të detyruar ta përdorin këtë urë.

Rikonstruksioni i urës shihet si emergjent për të siguruar lëvizjen e banorëve dhe për të shmangur ngjarje të mundshme apo aksidente të kalimtarëve.

Artikulli paraprakSHIU NUK NDAL PLAZHIN NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërMIRATOHET UDHËZIMI PËR VITIN E RI SHKOLLOR