Pavarësisht ndërhyrjeve të Bashkisë Shkodër, rruga “Besnik Ceka” pranë lagjes “Mark Lula” në rajonin nr. 5 të qytetit të Shkodrës vijon të mbetet e amortizuar.

Pas problematikës së shfaqur në media, instancat përgjegjëse kanë ndërhyrë për riparimin e pjesëve më problematike, megjithatë situata ka mbetur e njëjtë. Ndërhyrjet emergjente për betonizimin e gropave në rrugë nuk kanë dhënë rezultatin e duhur. 3 muaj pas ndërhyrjes, pamja që iu ofrohet qytetarëve është një rrugë me gropa të shumta. Pronarët e bizneseve pranë rrugës shprehen jashtë kamerave se përtej amortizimit, ky segment krijojn rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët. Sipas tyre, automjetet e shumta që kalojnë sa nga njëra anë e rrugës tek tjetra për të shmangur gropta e shumta, krijojnë rrezik serioz për aksidente. Situata është akoma më problematike gjatë orëve të mesditës, kur numri i nxënësve të shkollave që kalojnë në dy anët e rrugës është i lartë, pasi pak metra më tej ndodhet shkolla Edith Durham”. Premtimet elektorale për ndërhyrje në infrastrukturën rrugore kanë qenë të shumta për këtë rajon, por deri tashmë, investimet konkrete kanë munguar. Përgjatë këtij segmenti rrugor, çdo ditë kalojnë mijëra banorë, pasi shërben edhe si urë lidhëse mes qytetit të Shkodrës dhe Njësisë Administratrive Gur i Zi.

Artikulli paraprakNDOU: LIGJI PËR KEMPIN SHQETËSIM PËR INVALIDËT
Artikulli tjetërRRJETI ELEKTRIK, RREZIKOJNË JETËN DHJETËRA QYTETARË