Përjashtimi pa të drejtë nga ndihma ekonomike, rëndon gjendjen ekonomike dhe sociale të qindra familjeve në njësinë administrative të Anës së Malit. Administratori i kësaj njësie Arben Ceni tha se në dy vitet e fundit 40 familje janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Vendimi i marrë nga Drejtoria e Shërbimit Social është argumentuar me faktin se këto familje nuk përfitojnë në bazë të formulës së pikëzimit.

Formula e unifikuar e pikëzimit e deklaruar si risi e këtij sistemi është është jo transparente dhe e njënshme përsa kohë nuk detajon pikët e vlerësuara për çdo zë të deklarimit si dhe nuk u komunikon qytetarëve zyrtarisht mbi minimumin e pranueshmërisë në skemën e ndihmës ekonomike.

Njësia Ana e Malit ka kundërshtuar skualifikimin dhe heqjen e 40 familjeve nga skema e ndihmës ekonomike për shkak se këtu bëjnë pjesë familje që janë në kufij ekstrem të varfërisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDON KONKURSI I HISTORISË
Artikulli tjetërHISTORIA, NXËNËSIT KALOJNË MBI URËN E RRËNUAR