Për herë të parë, në njësinë administrative Ana e Malit rreth 80% e sipërfaqes së tokave bujqësore është lënë djerrë nga banorët. Administratori Arben Ceni thotë se shkak është bërë cilësia e dobët e tokës bujqësore nga përmbytjet e viteve të kaluara, ndërsa fermerët e kanë të pamundur ta kultivojnë për shkak të kostove të larta. Sipas administratorit, mungon edhe vëmendja e institucioneve lokale për mbështetjen e këtyre fermerëve.

Mbi 40 fermerë kanë aplikuar për subvencione në drejtorinë e bujqësisë në Shkodër. Administratori Ceni thotë se ka patur fermerë të cilët kanë abuzuar me aplikimet, ndaj pjesë e skemës së subvencioneve duhet të jenë ata të cilët kanë më shumë kushte për punimin e tokës.

Kohëzgjatja e përmbytjeve ka ndikuar në cilësinë e tokave bujqësore, por edhe në ekonominë e fermerëve të zonës. Në një kohë kur në njësitë e tjera ka filluar mbjellja e tokave, fermerët e Anës së Malit duket se nuk kanë çfarë të mbjellin e aq më pak të korrin këtë vit.

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, RRUGA E KISHËS MES UJIT E MBETURINAVE
Artikulli tjetërVARIANTI I RI I COVID-19 30% MË I TRANSMETUESHËM